Banorët e zonës së Mokrës kishin më tepër se një javë që ishin izoluar nga bora. Ushtria mundësoi një rrugë që ata të lëviznin.
Tetë mijë banorët e Malësisë së Mokrës për ditë të tëra të rrethuar nga bora.
Lëvizja e tyre ka qene e pamundur.
Në këtë situatë u desh ndërhyrja e Forcave të Armatosura për të hapur rrugën.
Grupi ynë i xhirimit ka udhëtuar drejt fshatit Kalivaç të njesisë administrative Trebinjë,
Përveç pezullimit të procesit mësimor, ndërprerjes së furnizmit me energji elektrike 500 banorë të fshatit në Njësinë Administrative, duket se po e përballojnë me vështirësi këtë dimër. Zairetë dhe ushqimi për bagëtinë janë drejt fundit pasi ky dimër i zgjatur i ka tejkaluar parashikimet e tyre ndërsa mes borës mbijetesa është e vështirë.
Mokra është ndoshta zona më e dëmtuar nga dimri i ashpër. Aty bora është mbi një metër dhe të katërt njësitë administrative nuk kanë mundur të komunikojnë me njëra-tjetrën. Hapja e rrugës nga Ushtria po i jep frymëmarrje banorëve./abcnews.al