Nga Kamil Galeev
Përshtati në shqip: Sonila Backa-abcnews.al
Kur diskutohet për rrjedhën e luftës në Ukrainë, studiuesit nuk marrin asnjëherë parasysh realitetin në ushtrinë ruse, e cila është e mbushur me pjestarë të pakicave etnike atje.
Së pari, pakicat etnike nuk janë në fakt dhe aq pakicë në ushtrinë ruse. Duke gjykuar nga listat e viktimave, pakicat përbëjnë numrin më të madh të ushtarëve të vrarë apo plagosur në fushën e betejës.
Ende nuk ka të dhëna të sakta për të gjithë ushtrinë ruse. Por sigurisht mund të kemi një ide se cilat forca po luftojnë në Ukrainë duke marrë parasysh listën e ushtarëve rusë të plagosur në spitalin e Rostovit, pak kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Më shumë se gjysma janë qartazi nga Dagestani dhe Magomed (Muhamed) është emri më i zakonshëm në listën e ushtarëve të plagosur.
Të gjitha rajonet në Rusi janë ose republika etnike ose njësi autonome etnike, raporton abcnews.al.
Kaukazianët dhe siberianë kanë një shkallë të lartë të riprodhimit dhe lindin më shumë meshkuj.
Ata janë kryesisht të varfër kështu që është më e lehtë që ti joshësh për t’i bërë pjesë e ushtrisë.
Marrim si shembull rajonin e Astrakhanit. Ky vend ka shumë grupe etnike, me 67.6% ruse dhe 14.8% kazakë.
7 persona në rajonin e Astrakhanit janë vrarë për shkak të luftës në Ukrainë, ku 6 prej tyre janë kazakë dhe 1 rus.
Duke qenë vetëm 14% e popullsisë, kazakët në fakt përbëjnë 85% të viktimave.
Rusët përbëjnë 14% të viktimave, ndërkohë që janë 67% popullsi.
Pse ndodh kjo?
Përgjigjia është shumë e qartë. Në Astrakhan, kazakët janë një popullsi rurale e varfër, e paarsimuar dhe pa ndonjë perspektive.
Ata shpesh shihen me përçmim nga etnitë e tjera. Ata konsiderohen gjithashtu si etni pa të ardhme dhe entnitë e tjera që përfshijnë turqit dhe myslimanët, shmangin martesën me ta.
A nuk është domethënëse që në Astrakhan, ku kazakët janë të paprivilegjuar, ata, përbëjnë numrin më të madh të viktimave të luftës në Ukrainë?
Në fakt, ushtria ruse është ushtria e të varfërve dhe pakicave.
Si mund të bëheni pjesë e ushtrisë?
Njerëzit e pasur e cilësojnë shërbimin ushtarak si një fat që i takon vetëm humbësve.
Fillimisht ju duhet të nënshkruani një kontratë. Ata do t’ju joshin dhe do t’ju bindin për të nënshkruar një kontratë.
Një person me pozicion të lartë social, do ta shmangë me çdo kusht të bëhet pjesë e ushtrisë, do të telefonojë avokatët e tij apo mbrojtës të drejtave të njeriut.
Edhe pse nënshkrimi i kontratës është zakonisht vullnetar, ato përqëndrohen kryesisht në zonat rurale.
Pse? Së pari, është më e lehtë t’u bësh presion, ata nuk i njohin të drejtat e tyre, raporton abcnews.al.
Së dyti, është më e lehtë t’i japësh ryshfet. Së treti, ata nuk kanë ndonjë të ardhme tjetër. Imagjinoni sikur të vritën në luftë fëmijët e shtresave të larta në Moskë! Kjo do të ishte dhimbje e madhe koke për qeverinë. Familjet e tyre do të kërkonin të drejtat duke kontaktuar me avokatë, media apo organizata të të drejtave të njeriut.
Ndërkohë nënat e këtyre djemve thjesht do të vuajnë në heshtje duke lagur me lot jastëkun gjatë natës.
Kaq!
Kjo është arsyeja pse ushtria ruse po kthehet gjithnjë e më shumë në një ushtri të pakicave. Në të kaluarën ushtria rusë përbëhej kryesisht nga rusë etnikë. Megjithatë, në ditët e sotme, nuk kanë mbetur aq shumë të rinj në fshatrat etnike ruse.
Ata janë aq të dëshpëruar për fuqi punëtore, saqë po shfrytëzojnë edhe emigrantët e Azisë Qendrore. Teknikisht, këta njerëz thjesht mund të refuzojnë të nënshkruajnë ndonjë kontratë dhe të largohen.
Rekrutuesi mund të bërtasë të shajë apo të godasë tavolinën nga nervat, por vetëm kaq. Rekrutimi me shumicë i ushtarëve nga etni të tjera është një shenjë dëshpërimi. Ata po rekrutohen vetëm sepse është më e lehtë t’i bindësh duke i kërcënuar se nëse nuk bëhen pjesë e ushtrisë do të përballen me pasoja të mëdha.
Ata nuk do të përballen më asnjë pasojë sepse kanë të drejta ligjore, por thjesht nuk e dine diçka të tillë. Shumë shpejt ushtria ruse do të mbushet nga një numër personash që nuk ndajnë të njejta njohuri mbi mitet perandorake ruse dhe janë bërë pjesë e ushtrisë aksidentalisht. E njëjta gjë ndodhi edhe në Luftën e Dytë Botërore.
Këto raste nuk u publikuan atëhere për të ruajtur iluzionin për “unitetin e popullit sovjetik”, por në fakt morali i trupave të Azisë Qendrore ishte shumë i ulët, ata madje nuk e cilësonin si luftën e tyre. Por diçka e tillë ndodh vetëm tek pakicat rurale jo në Çeçeni.
Çeçenia është më shumë një mbretëri vasale dhe trupat çeçene kanë më shumë ndikim në NKVD (Komisariati Popullor i Punëve të Brendshme), se sa në luftë.
Ata mbikqyrin, nuk janë aty për të luftuar. Përballë kësaj gjëje, presidenti Kadyrov duhej të mohonte se çeçenët nuk luftonin duke nxjerrë një video ku duken disa luftëtarë çeçenë në Ukrainë pasi kanë kryer një sulm ndaj ukrainasve.
Forcat çeçene ekzistojnë në Ukrainë, por jo në anën e rusëve. Ata janë pjesë e batalionit Sheikh Mansur i përbërë nga emigrantë nga Ichkeria dhe që lufton për Ukrainën kundër rusëve.
Shkronja Z mer kuptim atëherë kur pakicat (jo-çeçene) luftojnë dhe vdesin për projektin etnonacionalist rus. Çfarë marrin në këmbim? Asgjë veç vdekjes dhe asimilimit. Është e njëjta gjë si në Uells, por të gjithë quhen anglezë.
Nga këndvështrimi i pakicës, Z duket si një marrëveshja më e keqe tregtare në historinë e marrëveshjeve tregtare që janë bërë ndonjëherë.
Ata do të mbajnë barrën joproporcionale të luftës, me një numër të madh viktimash. Nëse pushtimi ka sukses, ata do të asimilohen dhe do të humbasin autonominë e tyre. Nëse nuk ka sukses, do të kenë vdekur në fushat e mëdha të Ukrainës.
*Kamil Galeev wshtw studiues dhe gazetar. Pjestar i “The Wilson Center”.
/abcnews.al