Ushtari rrëfen përleshjen me rusin në uzinë: Ishte i dhunshëm, për momentin e humbëm shikimin

schedule15:52 - 21 Gusht, 2022

schedule 15:52 - 21 Gusht, 2022

Tre shtetas të huaj tentuan të futen mbrëmjen e kaluar uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Njëri prej tyre sulmoi dy ushtarë, duke i lënë të lënduar.

Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka u transportuan në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ushtarakët u vizituan ditën e sotme nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Njëri prej tyre rrëfen se shtetasi rus, të cilin u përpoqën ta neutralizojnë ishte shumë i dhunshëm, duke u hedhur edhe spraj.

Ushtari tregon se për momentin e humbën shikimin, por aktualisht ndihen më mirë. “Bëmë detyrën tonë si ushtarakë. Ka qenë  i dhunshëm. Hodhi spraj, kam shenjat. Hodhi edhe nga fytyra. Shikimi për momentin na iku, por tani jemi më mirë. Me gjithë përgjegjësin e rojes e kapëm të dy”, tha ai.

Lexo edhe: Spiunë rusë në Gramsh? Peleshi: Po mendojmë të rivendosim në funksion uzinat e armëve

Çfarë ndodhi mbrëmë në Gramsh?

2 shtetas rusë  dhe një ukrainas tentuan  të futen dje e shtunë ( 20 gusht) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe Fiodor Mihailovic me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Në momentin që  njëri prej tyre tentoi të  futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt  mund të jenë agjentë.

Megjithatë ata pretendojnë te jenë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!