Ushtarët ukrainas postojnë video nga Mariupoli: Nuk jemi dorëzuar

schedule11:46 - 14 Prill, 2022

schedule 11:46 - 14 Prill, 2022

Ushtarët ukrainas, të cilët janë bashkuar me regjimentin e Azov për të mbrojtur Mariupolin, janë zotuar se do të bëjnë të pamundurën për mos lejuar marrjen në kontroll të vendit nga forcat ruse, sipas Daily Mail.

Ushtarët kanë postuar video brenda qytetit të rrethuar duke kritikuar shokët që u dorëzuan. Rikujtojmë se Kremlini kishte pohuar se rreth 1000 ukrainas në uzinën e çelikut Azovstal u dorëzuan ditën e djeshme.

Por mbrëmë, komandanti i brigadës së 36-të të marinës Serhii Volyna dhe komandanti i regjimentit ultranacionalist Azov Denys Prokopenko postuan një video duke thënë se nuk do t’i dorëzoheshin kurrë forcave të Putinit.

Ne kryem një operacion të suksesshëm me regjimentin Azov. Ne u bashkuam me ta dhe kryem një rigrupim të suksesshëm. Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyra luftarake. Ne e dimë se çfarë po bëjmë dhe pse jemi këtu.

Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të përfunduar me sukses misionin tonë”, thuhet në video.

Rezistenca  ukrainase është përqendruar në uzinën Azovstal.

Dje u bashkuam me ushtarë nga batalioni i marinsave, ushtarë të vërtetë, heronj që i qëndruan besnikë betimit të tyre, besnikë ndaj popullit ukrainas dhe që vazhdojnë të mbrojnë qytetin së bashku me ne.

Këta janë burra të vërtetë që kanë zgjedhur rrugën e luftës,” tha Prokopenko.

Në një deklaratë ditën e sotme, burimet e inteligjencës britanike kundërshtuan pretendimet ruse se kishin pushtuar qytetin, duke thënë se mbrojtja e vazhdueshme e Ukrainës aktualisht po bllokon një numër të konsiderueshëm trupash dhe pajisjesh ruse.

Ndërkohë ditën e djeshme, Kremlini transmetoi pamjet në televizionin shtetëror që pretendonte se forcat ruse kanë marrë tashmë nën kontroll qytetin, pas dorëzimit të trupave ukrainase.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!