Ushtarët ukrainas përçajnë radhët ruse

schedule12:15 - 6 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 6 Qershor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Forcat ruse morën në kontroll qendrën strategjike të Melitopolit në ditën e tretë të luftës, qëllimi i tyre mesa duket u  përmbush  nga “tradhtarët” ukrainas. Marrja në kontroll e qytetit, një segment thelbësor i urës tokësore të Vladimir Putinit drejt Krimesë, ka qenë më e ndërlikuar.

Çdo disa ditë ka raporte tronditëse: me 18 maj forcat ruse sulmuan një tren, me 22 maj një stacion i radarëve u hodh në erë  dhe me 30 maj forcat ruse hodhën gjithashtu në erë shtëpinë e një bashkëpunëtori.

Ukraina pretendon se ushtarët e saj kanë vrarë më shumë se 100 ushtarë rusë në Melitopol.

“Njerëzit tanë po bëjnë gjithçka për t’u siguruar që toka të digjet nën këmbët e pushtuesve,” tha kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Fedorov, i cili tani është i sigurt në territorin e kontrolluar nga ukrainas.

Melitopol është kryeqyteti jozyrtar i rezistencës së Ukrainës. Që nga mesi i marsit, hartat e luftës të publikuara nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Amerikë tregojnë lëvizjen e trupave.

Në Kherson fqinj, një bazë ajrore e kontrolluar nga Rusia është hedhur në erë dhjetra herë. Në Enerhodar, kryebashkiaku, Andrii Shevchyk ishte objektivi i një atentati të pasuksesshëm. Në Izyum, ushtarëve rusë të uritur supozohet se u dhanë byrekë të helmuar nga një plakë në dukje miqësore, sipas një bisede telefonike midis një ushtari rus dhe të dashurës së tij që u përgjua nga inteligjenca ukrainase; tetë prej tyre thuhet se vdiqën.

Kur rusët braktisin tanket ose kamionët, fermerët ukrainas i marin ato. Nga rajonet e pushtuara të Donetskut dhe Luhanskut, ka pasur raporte për shpërthime të shumta që kanë synuar depot e armëve. Zjarret dhe shpërthimet në objektet ushtarake brenda vetë Rusisë, me sa duket, po bëhen më të zakonshme. Por forcat speciale ukrainase duket se po synojnë zinxhirët e furnizimit në provincat kufitare të Rusisë, raporton abcnews.al.

Në të paktën një rast, një helikopter goditi një objektiv të  naftës në qytetin rus të Bryansk. Zyrtarët në Kiev kanë refuzuar të flasin rreth operacioneve. Një oficer i lartë i inteligjencës tha se do të ishte më mirë të flitej me një prift: “Kjo është puna e Zotit. Zoti po e ndëshkon Federatën Ruse. Ndoshta jo drejtpërdrejt. Ndoshta jo me duart e veta. Ndoshta ai duhet të përdorë helikopterë.”

Rezistenca e Ukrainës në territoret e pushtuara koordinohet nga një njësi e forcave të saj të armatosura të quajtura Forcat e Operacioneve Speciale (sso). Divizioni u formua në vitin 2015 pas përpjekjeve të dështuara në Donbas.

Një ish-operativ, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se detyra është e ndarë në tre pjesë: veprimet ushtarak, operacionet mbështetëse dhe luftë psikologjike.

SSO u cakton forcave speciale  detyra të ndryshime, madje sipas një burimi kolegët e tij shpenzuan kohë të konsiderueshme duke përgatitur partizanët në vitet para luftës. Ai refuzon të hyjë në detaje rreth stërvitjes, por thotë se bazat mund të gjenden te “Rezistenca Totale”, një manual udhëzues klasik i guerilës i shkruar në 1957 për të përgatitur zviceranët për pushtimin e mundshëm nga vendet e Traktatit të Varshavës.

Gjithashtu, ekziston nje faqe online që ofron këshilla se si të organizoni ushtarët. Vladimir Zhemchugov udhëhoqi dhjetëra operacione për Ukrainën në vendlindjen e tij Luhansk në 2014-15, përpara se të gjymtohej nga një minë dhe të kapej.

Ai thotë se rezistenca aktuale formohet nga ushtarë profesionistë dhe vullnetarë, madje tha se autoritetet ukrainase kishin krijuar strukturën bazë për një kryengritje disa muaj përpara luftës. Tani në të gjithë vendin ka një rrjet deposh sekrete armësh, shtëpish të sigurta dhe vullnetarësh.

Por stërvitja dhe përgatitja e tyre nuk u realizua siç ata prisnin. Ajo me sa duket u minua nga zyrtarët që më vonë mbështetën Rusinë. “Shërbimet e sigurisë dhe policia nxorrën në pah se ishin lidhja jonë më e dobët.”

Ashtu si në vitin 2014, kur shpërtheu lufta në Ukrainën lindore, shërbimet ruse të sigurisë duket se kishin bazat e të dhënave sekrete ushtarake. Në Kherson, oficerët rusë po vizitojnë shtëpitë e ukrainasve që shërbyen në ushtri.

Ata që nuk kanë arritur të ndryshojnë adresat janë ndaluar, rrahur, torturuar ose më keq. Rusia gjithashtu duket se po rrit përpjekjet për të shuar rezistencën ukrainase, duke rritur nurmin e të arrestuarve.

Por përgjimet e publikuara nga shërbimet ukrainase të sigurisë sugjerojnë se disa ushtarë rusë janë të frikësuar.

“Çdo natë  ne po luftojmë me grupe diversioniste që vijnë në fshat,” i tha një ushtar shokut të tij gjatë një bisedë telefonike. “Disa prej nesh janë kaq shumë të lodhur. Ne po largohemi nga këtu.”

Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit, u rrëmbye nga forcat pushtuese përpara se të lirohej më 16 mars në një shkëmbim të burgosurish. Ai tha se rezistenca e Ukrainës do të vazhdojë të tërheqë rekrutë të rinj pavarësisht rreziqeve, raporton abcnews.al.

Vetëm një në dhjetë nga banorët e Melitopolit tradhtuan ukrainasit dhe kjo nuk ishte një masë kritike, sugjeroi ai. Por forca e vërtetë e rezistencës së Ukrainës do të testohet vetëm në një fazë të re të luftës: me kusht që të kenë mjaftueshëm armë perëndimore, Kievi shpreson të nisë një kundërsulm për të rimarrë jugun.

Oficeri i inteligjencës parashikon se ushtria e Ukrainës do të jetë një pasuri e madhe.

“Rusët do të jenë në gjendje të shkruajnë një tjetër libër me titull: “Luftë dhe Paqe”. Gjithmonë e kam dashur shumë Tolstoin.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!