Ursula von der Leyen: 25% e qytetarëve evropianë kanë marrë dozën e parë të vaksinës

schedule20:27 - 4 Maj, 2021

schedule 20:27 - 4 Maj, 2021

Ursula von der Leyen e ka cilësuar si të suksesshëm fushatën e vaksinimit në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se tashmë 25% e qytetarëve evropianë kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.

“Vaksinimi po përshpejtohet në të gjithë BE: Ne sapo kemi tejkaluar 150 milion vaksina. 25% e qytetarëve evropianë kanë marrë dozën e parë të vaksinimit,” shkroi Ursula von der Leyen në Tëitter.

Në të njëjtën kohë, në lidhje me murin e imunitetit, Presidenti i Komisionit deklaroi sa vijon:”Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të qytetarëve të rritur Evropianë deri në korrik”.

Postimi i Ursula von der Leyen shoqërohet me një video me foto të qytetarëve që vaksinohen në të gjithë Evropën, në mënyrë që të dërgojë një mesazh të fortë në favor të fushatës me përfundimin e 150 milion vaksinave në BE. g.v/abcnews.al