Ursula von der Layen: 30 evropianë vaksinohen çdo sekondë

schedule19:40 - 6 Maj, 2021

schedule 19:40 - 6 Maj, 2021

“BE deri më tani ka shpërndarë 200 milion doza vaksinash për qytetarët evropianë.”

Kështu ka deklaruar  Presidentja e  Komisionit Europian Ursula von der Layen, e cila foli për një fushatë të suksesshme, duke iu përgjigjur akuzave dhe kritikave për oligarkinë në lidhjen e marrëveshjeve.

“200 milion doza të shpërndara në BE mbulojnë më shumë se gjysmën e të rriturve për t’u vaksinuar me një dozë të vetme ,” tha Von der Leyen në një video të postuar në Twitter.

“30 evropianë vaksinohen çdo sekond,” shtoi ajo. Von der Leyen theksoi se BE është eksportuesi kryesor në botë i vaksinave , ndërsa, siç vuri në dukje ajo  të tjerët e mbajnë prodhimin për vete.

” Eksportet nga Evropa shkojnë në më shumë se 90 vende “, nënvizoi Presidentja e KE. g.v/abcnews.al