Uroj që Hashim Thaçi të ketë të njejtin fat si ai i vrasësit të Liridona Ademajt.
Këto ishin fjalët që shqiptoi nga kuvendi i Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Fatos Geci, nga një tekst që dukej i parapërgatitur dhe i lexuar keq gjatë një seance të jashtëzakonshme që ishte thirrur për debat mbi situatën energjitike në vend.
Geci e mori fjalën për të akuzuar PDK si partinë që nuk ka të drejtë të flas për energjinë në vend duke nënkuptuar korrupsion në kohën e qeverisjes së saj, por aty erdhi dhe qëndrimi i tij për një nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, uroj ta përcjellë i njëjti fat. Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti.”
Ndërhyrja e menjëhershme erdhe nga kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, dukshëm më e kthjelluar se kolegu i saj duke i thënë të fokusohet në çështjen e ditës.
Qëndrimi kundër nga përfaqësuesit e PDK ishte i menjëhërshëm, duke e quajtur këtë deklaratë një turp dhe mendimin e vërtet të VV për luftën çlirimtare.
Ndërsa publikisht, në tentativë për të mbuluar “skandalin” e kolegut të saj, doli Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, e cila u distancua nga diskutimi i deputetit s Geci.
“Besoj janë të ditura qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK-së, janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve për liri, të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit.”
Në maj përfundon edhe afati 90 ditor i Gjykatës Speciale në Hagë për të dhënë një vendim mbi akzuat e ngritura për krime lufte ndaj ish krerëve të UÇK, edhe pse togat e zeza mund të kërkojnë kohë shtesë për të dhënë verdiktin përfundimtar.
Ndërsa në Kosovë duket se ka nisur egër parafushata për zgjedhjet e parakohshme, duke shfaqur qartë se një rikthim i Hashim Thaçit nuk është I mirëpritur nga kundërshtarët politik.


