Urimet e Guardiolës: Sane pjesë e një prej periudhave më të mira të City

schedule17:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 17:38 - 3 Korrik, 2020

Leroy Sane u prezantuar sot si lojtari më i ri i Bayern Munchen. 24-vjeçari i kushtoi 50 milion euro kampionëve të Gjermanisë, firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Pep Guardiola ka përfituar nga rasti për ta uruar lojtarin me të cilin punoi dhe fitoi për katër sezone te Manchester City. “Dua t’i bëj urimet më të mirë Leroyt për aventurën e re në karrierë. Ai ishte pjesë e një prej periudhave më të bukura të historisë së Manchester City.

Në emër të gjithë klubit, i dërgoj urimet më të mira për të ardhmen“, thekson trajneri spanjoll i skuadrës angleze. Sane është i lumtur për kalimin te Bayerni dhe javën e ardhshme do t’i bashkohet ekipit të ri në stërvitje.

Bayern është një klub i madh dhe me qëllime të mëdha, që më shkojnë edhe mua për shtat. Po shoh përpara për një sfidë të re dhe nuk mund të pres deri në momentin që të stërvitem me skuadrën.

E njoh Hansi Flick që në kohën e Gjermanisë U21 dhe ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayern dhe Liga e Kampioneve është prioriteti“, ishin fjalët e para si bavarez të sulmuesit të majtë. /abcnews.al