Shqipëria numëron sot 277 raste totale me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 16. Ndërkohë, 76 shqiptarë ia kanë dalë të shërohen.
Mes tyre është edhe kjo e moshuar, e cila doli sot nga spitali Infektiv në QSUT nën kujdesin e infermiereve, të cilat ia dorëzuan familjarëve të saj.
“Urime, është e shëruar!”, i tha njëra prej infermiereve familjarëve teksa i dorëzonte të afërmen e tyre.
Abcnews.al ka siguruar momentet emocionuese nga rrugica para spitalit Infektiv në Tiranë.
Pasi morën të afërmen e tyre, ata u larguan me makinë nga ambientet e QSUT-së duke hedhur pas krahëve një ëndërr të keqe. /abcnews.al