Shumica e grave të komunitetit Rom në moshë të thyer, pa marrë asnjë mjet mbrojtës, protestuan para bashkisë.
Shkak është bërë mungesa e ushqimeve dhe mosmarrja e plotë e ndihmës ekonomike. Edhe pse më herët kanë marrë ndihma, sipas tyre kanë qenë të pamjaftueshme.
“Çfarë do të bëj me 40 mijë lekë? Të paguajmë dritat, të marrim ilaçet, të paguajmë borxhet që kemi në dyqane apo të ushqehemi”, shprehet një qytetare.
Ndërsa një tjetër qytetare thotë se ka 600 mijë lekë para borxh dhe për këtë arsye nuk shkon dot më në dyqan, pasi nëse nuk paguan nuk marrin dot ushqime.
Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit Ervis Saraçi, teksa i kërkoi të tregohen të kujdesshëm e të ruajnë distancën sqaroi qytetarët se problemi i tyre do të marrë zgjidhje.
“Jeni njerëz hallexhinj, por grumbullimet nuk i shërbejnë askujt. Ju lutem shkoni në shtëpi dhe më vonë ose nesër në mëngjes shkoni te kuota”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.
Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e komuniteti Rom dhe Egjiptian protestojnë në Elbasan për mungesë ushqimesh në këto ditë izolimi./abcnews.al