Asambleja Kombëtare e Infermierëve certifikatë mirënjohjeje, Rama: Nuk e pranoj, s’e meritoj

schedule19:05 - 12 Maj, 2021

schedule 19:05 - 12 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama ka marrë pasditen e së mërkurës një certifikatë mirënjohjeje nga Asambleja Kombëtare e Infermierëve të Shqipërisë. Urdhri i Infermierëve i ka dhënë kreut të qeverisë Titullin e Lartë, Miku i Infermirerëve të Shqipërisë.

Çmimi i është dhënë Ramës me motivacionin për bashkëpunimin, mbështetjen dhe vlerësimin e infermierëve në realizimin e misionit në mbrojtje të shëndetit të komuniteteve.

Presidentja e Urdhrit të Infermierit Blerina Duka tregoi edhe arsyet se përse u vendos që kryeministri të vlerësohej më këtë certifikatë.

“Kjo certifikatë erdhi si pasojë e bashkëbisedimit që pata me kolegët në  këshillin kombëtar. Vjen për strukturën e re të spitaleve, që keni bërë në të gjithë Shqipërinë, për vaksinimin, për 40 për qindëshin dhe për 40 përqindëshin tjetër.”

Megjithatë, Rama e refuzoi certifikatën duke argumentuar se nuk e meriton, por më tej shtoi se atë duhet ta mbajë Urdhri i Infermierit e t’ia dorëzojë kur të jetë shtuar 40 përqindëshi tjetër në pagë.

“Nuk do ta marr certifikatën sepse nuk më takon. Duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet presidenten. Them që certifikatën ta mbajë Urdhri dhe unë do ta marr pasi rroga të jetë rritur me 40 për qind….Llamba do më kujtojë që duhet shkosh të marrësh certifikatën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!