Urbi et orbi, mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje

schedule14:18 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 14:18 - 25 Dhjetor, 2018

Këto Krishtlindje mesazhi i Krishtlindjeve në bekimin “Urbi et Orbi” përqendrohej tek vëllazëria. Para qindrave besimtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku theksoi: “Jemi të gjithë vëllezër!”.

Papa Francesku dha nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, mesazhin e Krishtlindjes dhe bekimin apostolik “Urbi et Orbi”.

Papa Françesku theksoi shprehjen “Le të biem në gjunjë dhe në adhurim”. Vëllazëria është dëshira e Papa Françeskut për botën, e shprehur në bekimin ‘Urbi et Orbi’ që dha këtë Krishtlindje. Papa shprehu “dëshirën e tij për një Krishtlindje të lumtur” si një “dëshirë për vëllazëri”.

Për këdo që ishte i pranishëm fizikisht në sheshin e Shën Pjetrit dhe të gjithë ata që po e ndiqnin në media, Papa ripërtëriu këngën e ëngjëllit: “Lavdi Perëndisë, në më të lartin…” dhe ftoi të gjithë “ta ndanin këtë mrekulli” siç bënë barinjtë në heshtje.

‘Urbi et Orbi është bekimi i parë, që jep Papa, në çastin e zgjedhjes së tij në fronin papnor. Po këtë bekim, Papa e jep çdo vit ditën e Krishtlindjes e të Pashkëve, përballë besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Jepet edhe në raste të veçanta, të jashtëzakonshme. /abcnews.al