Ura e Bunës “fut në sherr” Tabakun me Ramën: Po lini Shkodrën në hije, projekti nxjerr në pah atraksionet e Malit të Zi

schedule12:27 - 9 Qershor, 2022

schedule 12:27 - 9 Qershor, 2022

Ura e Bunës dhe aksi Kardhiq-Delvinë ka shkaktuar debat në Parlament mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe kryeministrit Edi Rama.

Teksa Rama e cilëson urën e Bunës, e cila do të lidhë Velipojën me Ulqinin, një projekt të rëndësishëm turistik për vendin tonë, Tabaku mendon se ky projekt lë në plan të dytë atraksionet turistike të Shkodrës duke i nxjerrë në pah ato të Malit të Zi.

Ndërsa projektin për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë Tabaku e cilëson korruptiv pasi filloi me një financim prej 5 miliard eurosh dhe përfundoi me 6.7 miliard.

Tabaku: Unë nuk e shoh realitetin me sytë e vartësve. Dy elemente për sa i përket segmentit Kardhiq-Delvinë. Normalizimi i korrupsionit në këtë nivel për një projekt i cili nisi me 5 miliard dhe po përfundon me 6.7 miliard, 30% më shumë pa tender , pa garë janë dhënë 15 mln eurot e fundit për mua është e papranueshme. Nëse do të jem nesër në vendimmarrje do kem interesin e shqiptarëve të parin. Ura e Bunës e lë komplet Shkodrën jashtë vëmendjes. I heq gjithë atraksionet e Shkodrës dhe e bën që të dalë në plan të dytë. Ndërkohë në plan të parë vendoste çdo gjë e Malit të Zi.

Karburanti

Tabaku: Është vendosur një taksë qarkullimi, 60% e çmimit që duhet të shkonte në mirëmbajtje të rrugëve,. 200 mln euro ku shkojnë sot? Janë 5 kompani rajonale që marrin tenderat dhe koncesionet të cilat nuk po i hedhin në investime në rrugë. Nëse do të shkonte taksa e rritur në mirëmbajtje të rrugëve nuk diskutonim këtu.

Incenetarorët

Tabaku: Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, për ato 430 mln eruo duhet të kishim dikë para drejtësisë. Sot nuk mund të vinin të flisnin pa asnjë ndjenjë faji dhe asnjë lloj përgjegjësie e llogaridhënie për 430 mln euro për të cilat një deputet dhe një ish-ministër ndodhen para drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e djeshme në Ohër në kuadër të samitit për “Open Balkan”, prezantuan projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin. Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se ura do të shkurtojë një distancë shumë të madhe dhe do të ketë një gjatësi prej 310 metra. Kostoja është vlerësuar të jetë 9 milion euro./abcnews.al/