Analisti Artur Nura, në një intervistë në “News Line” në ABC News, deklaroi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet prioritet strategjik për Shqipërinë, ndërsa theksoi rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave në marrëdhëniet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Sipas tij, angazhimet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimi me aleatët janë pjesë e një qasjeje racionale të politikës së jashtme shqiptare.
“Detyra është të arrijë 5 % të produktit të brendshëm bruto. Këtu vendosi të sjellë një ushtarak, Pra SHBA, Shtëpia e Bardhë Ballkanin e ka prioritetet. Edhe lëvizjet e Tiranës, si psh ne kemi që qeveri të qendrës së majtë që po ta shohësh në ekzekutiv, marrëveshjet i ka bërë edhe me të djathtë, kemi rastin me Italinë. Sot kemi ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë në Itali, ku kanë firmosur marrëveshje që do të sjellë realizimin e disa anijeve. Një marrëveshje me rëndësi gjeostrategjike. Tirana po funksionon në mënyrë racionale. Futja në BE, detyron standarde ë tjera dhe po punohet…”, tha ai.
Nura theksoi se Shqipëria duhet të ndjekë një politikë të jashtme të balancuar, duke ruajtur marrëdhënie të forta si me Uashingtonin, ashtu edhe me Brukselin.
Do të caktojë në mënyrë diplomatike, por edhe politike. Do kemi një ambasador që demonstron shumë. Me zotin Berisha nuk do ketë kontakt të drejtpërdrejtë, por do funksionojë duke mbajtur kontakt me dy a tre deputetë për të mbajtur marrëdhënie të moderuara. Ne do kemi qartësim më kë do funksionojë SHBA. Do kemi lëvizje edhe në lidhje diplomatike, lëvizje të kryeministrit në raport me BE për të mbajtur raportet. Duhen politika të jashtme me vendosmëri për të qartësuar rolin e Shqipërisë. Jam i bindur që do kemi lëvizje të qeverisë për të ndërtuar ura dialogu mes SHBA dhe BE”, tha mes të tjerash ai.
Mes të tjerash tha se me emërimin e ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt priten zhvillime të reja në marrëdhëniet diplomatike.
Sipas tij, ambasadori do të ndërtojë komunikimin me institucionet shqiptare dhe aktorët politikë në mënyrë diplomatike, ndërsa SHBA do të qartësojë partnerët me të cilët do të bashkëpunojë.
Më tej Nura theksoi: “Shtatori do vijë me ambasadorin e ri, qëndrimi që do vendosë në raport me ekzekutivin dhe në raport me partitë politike, padyshim dhe me aktorë të jashtëm. Unë besoj që në shtator motivet ekonomike nuk do kenë më rëndësi. Dhe do të jetë me rëndësi vlera gjeostrategjike. Mund të ketë edhe ndryshime në ekzekutiv. Zoti Rama ka ndryshuar strategjinë, por jo ekzekutivin. Por nuk është çudi që shtatori të vijë me ndryshime të reja..”, tha ai.
/abcnews.al/


