Rektorja e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës Ksanela Sotirofski, është e paqartë se si do veprohet me studentët. Thotë se gjithçka varet nga një vendim i komitetit të ekspertëve.
“Me apo pa vaksinë është përgjegjësi personale. Me apo pa vaksinë te detyruar, ne veprojmë në përputhje me vendimet që ekspertët marrin. Edhe në komunikim me universitetet e tjera ne do të marrin vendimin kur të vijë momenti me apo pa vaksinë,” shprehet Sotirofski.
Megjithatë ajo thotë se janë marrë masat për mënyrën se si do te vendoset për zhvillimin e mësimit
Shumë studentë në Vlorë shprehen skeptikë ndaj vaksinimit. Kjo pohohet edhe nga shefi i epidemiologjisë në Vlorë Agron Bashllari.
“Ndërgjegjësimi është i ulët, por vendosja me detyrim e vaksinën, po bën që shumë studentë ti drejtohen qendrave të vaksinës,” thotë ai.