Universiteti Bujqësor i Tiranës i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

schedule13:27 - 15 Prill, 2018

schedule 13:27 - 15 Prill, 2018

Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr pamjen e një kampusi të mirëfilltë universitar. Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, bashkia ka nisur rikonstruksionin e rrugeve, trotuareve dhe pjeseve rekreative.

Kryetari i bashkise së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryen në territorin e universitetit dhe bashkë me stafin pedagogjik mori pjesë në mbjelljen e 150 pemëve të reja.

Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës dhe qeveria po bashkëpunojnë për t’i dhënë këtij universiteti pamjen dhe rëndësinë që meriton./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!