Universitete private në Greqi/ Parlamenti miraton ligjin, pavarësisht protestave

schedule13:10 - 9 Mars, 2024

schedule 13:10 - 9 Mars, 2024

Pavarësisht protestave masive studentore, Greqia i jep fund monopolit shtetëror mbi arsimin universitar. Parlamenti grek miratoi me 159 vota pro, 129 kjndër dhe 11 abstenime projektligjin qe lejon hapjen e universiteteve private. Ndryshimet në reformën e arsimit u miratuan pas mesnatës të së premtes, pas një procesi “maratonë” prej tre ditësh, me kohëzgjatje totale 47 orë.

Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri grek, kiriakos mitsotakis, argumenton se kjo reforme ne arsimin e larte do u ofroi të rinjve më shumë mundësi.

“Projektligji nga njëra anë u ofron të rinjve më shumë mundësi për të studiuar në vendin e tyre, nga ana tjetër aspiron të përfshijë Greqinë. në hartën arsimore ndërkombëtare. Ne jemi të fundit që kemi një monopol të ashpër shtetëror në arsimin e lartë. Të gjitha këto ndryshime kanë mbështetjen dërrmuese të shoqërisë greke”.

 Por ky plan është kundërshtuar nga opozita edhe nga studentet të cilët thonë se ligji shkel Kushtetutën dhe mund të krijojë një sistem me dy nivele për studentët.

Disa orë përpara votimit, i cili filloi të premten në mbrëmje dhe përfundoi pas mesnate, protestuesit sulmuan policinë jashtë parlamentit me shishe benzine dhe fishekzjarrë. Referuar mediave  rreth 18,000 njerëz demonstruan në qendër të Athinës kundër legjislacionit të propozuar.

Një deklaratë e policisë tha se nëntë anëtarë të publikut dhe shtatë oficerë u plagosën, ndërsa tre protestues të dyshuar u arrestuan.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!