“Old Trafford” është kthyer edhe një herë në “Pallatin e Ëndrrave” për Manchester United dhe tifozët e tij, që festuan triumfin në sfidën ndaj rivalëve të përjetshëm të Liverpool.
“Djajtë e Kuq” fituan 3-2, në një ndeshje me të vertëtë spektakolare dhe që ktheu në mend kohët e lavdishme të tyre.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë për të zotët e shtëpisë, që shënuna dy gola në 14 minutat e para.
Matheus Cunha kaloi United në epërsi që në minutën e gjashtë, ndërsa Beniamin Sesko dyfishoi shifrat.
Pavarësisht rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të vendasve.
Por pas pushimit, entuziazmi i tyre u shua shpejt. Në minutën e 47-të, Slobozlai ktheu në lojë Liverpool, që më pas barazoi shifrat me Gakpo në minutën e 56-të.
Ndeshja u bë më e luftuar, ndërsa për të kthyer sërish festën në tribuan e “Old Trafford” mendoi Kobi Mainoo.
Mesfushori shënoi golin e tretë dhe të fitores për Manchester United në minutën e 77-të, duke vulosur edhe fatin e sfidës. Me këtë sukses, “Djajtë e Kuq” vulosin vendin e tretë në Premier League dhe atë që është më e rëndësishme, biletën për t’u rikthyer në skenën e madhe të futbollit europian siç është Champions League.


