“United e ka detyrim të luftojë për titullin kampion, boll dominoi Liverpool”

schedule15:57 - 1 Gusht, 2020

schedule 15:57 - 1 Gusht, 2020

Manchester United i bëri një mbyllje perfekte këtij sezoni në Premier League, u rendit në vend të tretë dhe ia doli të siguronte kualifikimin për në Champions League.

Tani ka ardhur koha për të garuar për titullin kampion, që mungon prej sezonit 2012/2013 në “Old Trafford”. Kështu mendon Nemanja Matic, i cili karikon shokët e skuadrës në prononcimin e dhënë për Inside United dhe paralajmëron Liverpoolin.

Objektivi im personal është të fitoj Premier League me Manchester United. E kemi detyrim të luftojmë për titullin kampion sezonin e ardhshëm. Nuk mund të lejojmë që një klub të shpallet kampion 7 apo 10 javë përpara mbylljes së sezonit.

Duhet të luftojmë edhe ne për objektivin e madh. Skuadra jonë është e re, por kjo nuk duhet të jetë justifikim. Mendoj se këta djem po luajnë disa sezone si protagonistë dhe sezonin e ardhshëm duhet të jemi përkrah Liverpoolit duke luftuar për titullin“, thekson mesfushori. /abcnews.al