Uniformë për nxënësit/ Veshja shkollore, prindër, nxënës e mësues të ndarë në qëndrime

schedule13:31 - 26 Tetor, 2024

schedule 13:31 - 26 Tetor, 2024

Uniforma shkollore është një traditë e hershme e sistemeve arsimore, që synon një mjedis të disiplinuar në shkolla. Uniforma praqet një pamje të rregullt, që identifikon nxënësit dhe përveç kësaj veshja e saj sjell ndjenjën e barazisë mes tyre.

Për prindërit, uniforma është lehtësim për ta në përzgjedhjet e veshjeve gjatë përgatitjes së fëmijëve në shkollë, zvogëlon kostot, por edhe minimizon ndikimet sociale që vijnë nga tendencat e modës.

“Uniforma është gjë e mirë. Janë të gjithë të barabartë, një ka një nuk ka.”

“Uniform patjetër, është paraqitje e rregullt në shkollë.”

Të detyruar për të veshur uniformën, nxënësit ndajnë mendime të ndryshme, më të rriturit shprehin edhe rebelim.

“Uniforma nuk më pëlqen, po jam e detyruar ta vesh. Nëse nuk e veshin marrin masa mësuesit ndaj nesh.”

“Me uniformë është më mirë. Ty të pëlqen, apo do të doje veshje të tjera që janë më të bukura? Jo, dua uniformën, më pqlen.”

“Me uniformë është më mirë, duke të gjithë njësoj dhe të rregullt. Mua më pëlqen të kem veshje të tjera, por uniforma është e detyrueshme.”

Uniforma përfaqëson identitetin e shkollës. Nxënësit, duke respektuar rregullat e shkolles, kuptojnë përgjegjësinë dhe kjo sjell ndikime pozitive në formimin e tyre.

“Ne si shkollë kemi rregulloren e brendshme qe e hartojme me keshillin e prunderve, mesuesve. Nxenesit duhet te vije ne shkolle me unoforme. Prindi e ka detyrim ta sjellë femijën në shkolle me uniforme.”

Shpesh mësuesit dhe drejtuesit e shkollave përballen me raste të kundërshtimit të paraqitjes me uniformë, sidomos më moshat e adoleshencës.

“Mund te kete edhe elemente qe nuk jane fort dakord për mbajtjen e uniformës në ambjentet e shkollës, megjithatë ne kemi mënyrat tona të punës, mesuesi, psikologia, punonjësja sociale, për t’a ndërgjegjesuar.”

Uniforma në shkollë promovon vlerat e institucionit arsimor, barazinë, disiplinën dhe një mjedis të përshtatshëm ku merret dija.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!