Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani, kanë bërë thirrje për unitet dhe unifikim të spektrit politik ndërkohë që kanë festuar me ceremoni shtetërore 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Por në Prishtinë janë mbajtur dy ceremoni të ndara ushtarake, një për presidentin dhe një për kryeministrin dhe kryetaren e parlamentit, Vjosa Osmani, e cila theksoi se të gjithë duhet të flasin në një zë.
“Ajo ka qenë axhendë shtetërore e kordinuar nga protokolli i shtetit. Asnjë nga organizimet nuk ka qenë private”, deklaroi Vjosa Osmani.
Ndërsa dallimet sipas saj ende egzistojnë.
“Unifikimi në politikën e jashtme dhe duhet të flasim të gjithë në një zë pasi kjo është shumë e rëndësishme për suksesin e Kosovës”, u shpreh më tej Osmani.