UNICEF i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj në vendet më të prekura deri në mes të verës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve.
Agjencia e OKB argumentoi se Britania do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht çdo të rritur deri në fund të korrikut dhe me dozat rezervë të mbetura në arsenalin e saj vendi gjithashtu do të jetë në gjendje të vaksinojë plotësisht 50 milion njerëz të tjerë në të gjithë botën.
“Nëse Britania nuk fillon urgjentisht të ndajë dozat e saj në dispozicion për të siguruar që edhe vende të tjera në botë të jenë të mbrojtura nga virusi, BM nuk do të jetë e sigurt nga COVID-19. Suksesi i përdorimit të vaksinave tona mund të përmbyset dhe NHS mund të luftojë një valë tjetër të virusit për shkak të mutacioneve vdekjeprurëse”, tha drejtoresha e avokimit për degën britanike të agjencisë, Joanna Rea.
Britania regjistroi 2,284 raste duke e çuar numrin total të rasteve në 16,035 – 13,4% më shumë se javën e kaluar. 35 milion persona janë vaksinuar kundër Covid deri në 11 Maj, ndërsa 18 milion persona kanë marrë dozën e dytë./abcnews.al