“Unë e lajmërova për humbjen e babait, CR7 luajti dhe shkëlqeu të nesërmen”

schedule17:38 - 6 Gusht, 2020

schedule 17:38 - 6 Gusht, 2020

Luis Felipe Scolari është një trajner me eksperiencë të madhe dhe ka fituar shumë trofe. Kulmin e arriti në vitin 2002, kur fitoi Botërorin me Brazilin e tij. 71-vjeçari drejtori Portugalinë gjatë viteve 2003-2008, duke arritur në finalen e Euro 2004 dhe gjysmëfinalet e Gjermani 2006.

Cristiano Ronaldo debutoi me kombëtaren luzitane kur në stol ishte Scolari dhe ky i fundit është ndalur te kjo periudhë në prononcimin e dhënë për L’Equipe, aty ku flet edhe për çastin më të vështirë të yllit të Juventusit, momentin kur humbi babanë e tij.

Cristiano mund të bëhet një trajner i madh, por në të ardhmen e shoh si drejtues te ndonjë klub prestigjioz. Ishte 22 vjeç kur e bëra kapiten të kombëtares, ai e ka pasur gjithmonë mentalitetin e liderit. Është një lider pozitiv dhe sillet shumë mirë me shokët e skuadrës.

Nuk mund të gjenim një pasardhës më të mirë pas largimit të Luis Figos. Nuk e harroj kurrë momentin kur vdiq babai i tij. Ndodheshim në Rusi kur na dhanë lajmin. Të gjithë u shokuam, unë i pari. Cristiano ishte në moshën e djalit tim dhe shkova t’i tregoja çfarë kishte ndodhur.

 

Ronaldo dhe Scolari gjatë një seance stërvitore

I fola siç i flet një baba djalit të tij. Biseduam për rreth 40 minuta dhe lotët nuk munguan nga të dy palët. U preka jashtëzakonisht shumë që iu desh të përballej me një dhimbje të tillë në moshë kaq të re.

I dhamë mundësinë të rikthehej menjëherë në Portugali, por Cristiano më tha: ‘Nuk kthehem, do të zbres në fushë nesër dhe më pas do të shkoj te familja ime‘. Ia doli të luajë një nga ndeshjet më të mira me kombëtaren.

Kjo tregon gjithashtu se si ai është një profesionist me cilësi shumë të lartë. Gjithçka e ka arritur më punë. Meriton gjithçka që ka arritur, disiplina dhe përkushtimi i madh janë sekretet e tij“, përfundon trajneri brazilian. /abcnews.al