Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si edhe deputetë të tjerë opozitarë si Ervin Salianji, Klevis Balliun, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Aldo Bumçi etj, për pjesëmarrje në protestën te Unaza e Re në datën 23 nëntor. Përveç demokratëve, në Prokurorinë e Tiranës, uniformat blu mësohet se kanë proceduar edhe disa eksponentë të opozites së bashkuar. Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë akuzohen për 3 vepra penale, pohojnë burime nga Policia e Shtetit, si: organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve./abcnews.al