Unaza e Re, inxhinieri në “Provokacija”: Projekti është i gabuar

schedule22:17 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 22:17 - 25 Dhjetor, 2018

Inxhinieri i njohur Xhevair Ngjeqari mendon se projekti i Unazës së Re nuk është i rregullt teknikisht. I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, ai tha se rruga ka nevojë për 36 metra gjerësi dhe jo për 56 metra siç është vendosur në projekt. Sipas tij, strandardi është i gabuar.

“Sipas standardit dhe intensitetit të mjeteve kjo unazë nuk ka nevojë për 56 metra (gjerësi). Ka nevojë sipas standardit A për 36 metra sepse kalon i gjithë intensiteti i mjeteve të parashikuara. Tani këtu ka dy probleme. Lidhja mes “Pallatit me Shigjeta” dhe “Shkollës Teknologjike” me kryqëzimin dhe gjithë kjo zonë deri në Lanë ka një kakofoni ndërtimesh. Këto ndërtime nuk mund të prishen në emër se do të ndërtosh një vepër publike sepse kjo gjerësi nuk justifikon prishjen. Projekti është i gabuar. Duhet të ndalen tenderimet. Me këtë rast duke shfrytëzuar emisionin e zotit Mustafa Nano po të bëj një thirrje publikë: Rishiko dhe njëherë projektin. Është standard i gabuar. Këtë thirrje ia bëj Edi Ramës. Mos ma jep mua ta bëj oponencën jepja Universitetit “Polis”, ose ndonjë universiteti tjetër.  Financues është Ministria e Transportit, zbatues është ARRSH që varet nga kjo, oponencë ka bërë një strukturë që prapë varet nga këto, kjo nuk është e rregullt teknikisht”, u shpreh inxhinieri.

Ngjeqari ka bërë një libër të quajtur “Mesdheu-Adriatiku projektimi i porteve tregtare – turistike – peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”. Në lidhje me këtë temë, ai deklaroi në emision se në Shqipëri punohet që të mos ndërtohen porte dhe korridore.

“E vetmja grykë hyrje për në Ballkan është Vlorë-Shëngjin sepse i gjithë Ballkani janë Republikat e Danubit. Ballkanin mund ta quash edhe Republika e Danubit. Të vetmit lumenj shqiptar që derdhen në brigjet e Adriatikut dhe i vetmi Drini që hyn në brendësinë e Danubit duke kaluar lartësinë 600 metra. Pra nga Peja në Shëngjin ka një lartësi prej 600metra ku Drini i Bardhë kalon në basenin e Danubit. Mirëpo po ke hyrë këtu ke shkuar deri në Ukrainë. Këta nuk e dinë që Adriatiku është pisanjos. Një gjë që duhet futur në libra është pse Adriatiku është pisanjos dhe Mesdheu shumë i pastër, që janë kuriozitete të rralla. Kjo lidhet me bilancin hidrik.

Këtu vetëm porte dhe korridore nuk ka. Grupe ekonomike, krimi ekonomik punon që këtu të mos ndërtohen porte. Punon në mënyrë sistematike. Ne jemi shtet port dhe shtet korridor. Edhe Italia nuk është e interesuar që të ndërtohen porte. Ka një gjeometri qarkullimi në Ballkan. Mallrat e Rumanisë si i çojnë në Amerikë. O nëpërmjet Detit të zi, o nëpërmjet selanikut se rrugë tjetër s’ka. Po të kalosh nga Shqipëria e ke me kilometra se sa rrugë tokësore kursen, dhe sa rrugë ujore kursen. Janë me kilometra të ndara. Ka interesa të jashtëzakonshme”, tha Ngjeqari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!