Ulqinaku për Check-up: 19% e shqiptarëve rezultojnë me risk të lartë

schedule15:43 - 18 Tetor, 2018

schedule 15:43 - 18 Tetor, 2018

Kreu shëndetësor rajonal për Tiranën Dritan Ulqinaku i ftuar në studion e ABC News ka dhënë disa detaje lidhur me rezultatet pas kryejes së check- up. Duke iu referuar shifrave, Ulqinaku theksoi se 19% e shqiptarëve rezultojnë me risk të lartë në parametrat jetikë nga rreth 90% e atyre që kanë kryer check-up, ndërsa me risk të moderuar  34 % dhe me risk të ulët 47 %.

“Ne kemi bërë kategorizim me risk të lartë, të mesëm dhe të ulët. Nga rreth 90% e shqiptarëve që kanë kryer check-up rreth 19% e shqiptarëve rezultojnë me risk të lartë në parametrat jetikë dhe mjeku i sugjeron specialistit .Me risk të moderuar  34 % dhe me risk të ulët 47 %”.

Sipas tij ka një rritje të ndërgjegjësimit për të kryer analizat, kjo edhe për shkak të uljes së moshës.

“Janë 51 analiza dhe është një ndërgjegjësim në rritje. Këtë e tregojnë shifrat që ne kemi, përqindja ka kaluar pritshëmrinë e fillim vitit. Mosha është ulur sepse ka një kontratë me konçensionarin sepse nuk janë realizuar 100% analizat, dhe është parë është e arsyeshme ulja e moshës, por është mirë të bëhet nga gjithë individët e Shqipërisë ”– vijoi ai.

Ulqinaku garantoi cilësi maksimale dhe zero risk për pacientët, ndërkohë që shtoi se çdo gjë po shkon drejt perfeksionit.

“Cilësia mund t’ju them se është maximale. Koncensionari ka pajisjet më të mira ndërkomëbatrredhe mënyra e marrjes dhe testet që kryhen janë nga profesionistët më të mirë në sistem, nuk ka qoftë edhe % të vogël që të riskojmë pacientët. Çdo gjë po vjen drejt perfeksionit”.

Kreu rajonal shëndetësor apeloi për kryerjen e check-up-it pasi i shërben parandalimit të një sërë sëmundjeve si kanceri apo diabeti.

“Check up i shërben parandalimit të një sërë sëmudjesh, si kanceri i mushkërive, diabeti. Është për ndërgjegjësim, një nga pikat që ne nuk krenohemi është nivlei i ulët i chek up dhe vaksinave të gripit. Vetëm, të mira ka”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!