Ulja e pagave te Juventusi, sa para sakrifikoi Cristiano Ronaldo

schedule10:39 - 29 Mars, 2020

schedule 10:39 - 29 Mars, 2020

Giorgio Chiellini i bindi. Një telefonatë e tij me Gialuigi Buffon, Cristiano Ronaldo dhe Leonardo Bonucci soli zgjidhjen e një situatë të vështirë te Juventusi. Kapiteni ra dakord me lojtarët kryesorë dhe më pas të gjithë e pranuan propozimin për të ulur pagat.

Kampionati ka ndalur dhe të gjitha klubet janë në vështirësi. Juventusi e bëri zyrtare dje se lojtarët kanë pranuar ulje pagash për periudhën mars-qershor. Plot katër paga me ulje dhe ai që humbët më së shumti është Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka një pagë që kap shifrën e 31 milion eurove neto. Nga marrëveshja e bërë me klubin, tanimë ai do të marrë 10 milion më pak. Në total Juventusi kursen 90 milion euro nga pagat, duke bërë që kriza të ndihet më pak në kampin bardhezi. /abcnews.al