Vijon territori Shqiptar nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat Jugore dhe Juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Jugor dhe Juglindor të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.
Ndërkohë; do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 – 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosovë
Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zonat Jugore dhe Juglindore të Kosovës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -8°C vlera minimale deri në 4°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Do të mbetet republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e MV duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica të theksuara.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale deri në 5°C vlera maksimale në rang territori.
Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Europa
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Ballkan me ndikim deri në Europën juglindore do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; rajonin e Ballkanit; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.
Po ashtu; do të vijojnë reshjet e dëborës dhe ngricat për vendet e Europës Lindore, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit Europian; si pasojë e masave ajrore me origjinë Verilindore.
/abcnews.al/