Bashkia e Shkodrës raporton për ulje të sipërfaqes me ujë në zonën e përmbytjeve, por megjithatë gjendja nuk është përmirësuar. Nga 5 mijë ha me ujë, sipas raportit bashkiak, sipërfaqja totale ka arritur mbi 3740 Ha. Rrugët kryesore drejt Anës së Malit dhe Dajçit të Bregut të Bunës vazhdojnë të qarkullohen vetëm me mjete të larta, ose me varka dhe shumë shtëpi janë të rrethuar nga uji. Bashkia kërkon ndërhyrje në lartësinë e Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit dhe pse aty janë hedhur vazhdimisht thasë me rërë. Në disa shkolla mësimi nuk ka filluar ende dhe banorët kanë nevoja për ujë të pijshëm dhe ushqime. Bashkia e Shkodrës ka ripërsëritur kërkesën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi, pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. /abcnews.al
Ulet sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër/Banorët kanë nevojë për ushqime
schedule10:06 - 27 Mars, 2018
schedule 10:06 - 27 Mars, 2018