Ulet paraja “cash”. Qarkulluan në ekonomi 147 milionë lekë më pak

schedule15:54 - 6 Mars, 2023

schedule 15:54 - 6 Mars, 2023

Stabilizohet qarkullimi i parave cash në ekonominë shqiptare.Viti 2023 ka nisur me një rënie të parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar një tendencëe kjo që raportohet për herë të parë.Banka e Shqipërisë raporton se në janar kanë qarkulluar në ekonomi 387.5 mld lekë ose 147 milionë lekë më pak se fundi i vitit 2022.

Një nga faktorët që mendohet se ka ndikuar në këtë situatë është rritja e përdorimit të kartave për pagesa të ndryshme nga qytetarët.Është vërejtur se pagesat për blerje në supermarket dhe faturat e ndryshme tashmë po realizohen nëpërmjet aplikacioneve online të bankave.

Banka e Shqipërisë thotë se në 7 vitet e fundit pagesat me kartë kanë pësuar një rritje me gati 4 herë.
Pandemia duket se ka qenë shtysë që qytetarët shqiptarët të përdorin më tepër kartat bankare për trasaksione të ndryshme.

Në një studim të fundit sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2022 pagesat me kartë arritën në 10.7 milionë, me një rritje prej 35.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja ishte edhe më e lartë në vlerë transaksionesh, që vitin e kaluar arriti në 50.6 miliardë lekë, 45% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Ulja e përdorimit të parave Cash është shumë i rëndësishëm për ekonominë pasi ndikon në ulje të nivelit të informalitetit dhe ndikon në reflektimin e duhur të politikave të ndërmara nga qeveria
Por pavarësisht kësaj qarkullimi i parave Cash në ekonominë shqiptare mbetet i lartë dhe është shqetësues si për bankën e Shqipërisë po ashtu edhe për qeverinë pasi kjo nuk lejon reflektimin e politikave të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!