Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta shiu e dëbore.
Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C.
Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi.
Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare dominojnë në Kosovë gjatë paradites.
Mesdita sjellë shpeshtim të vranësirave dhe ndonjë reshje të izoluar dëbore në veri dhe Perëndim të saj.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë MV. Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga gjithë MV.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Veriperëndimore dhe brigjet e detit të Zi mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, po ashtu qendra dhe Lindja e Evropës vijojnë me reshje dëbore. Ndërsa rajoni i Mesdheut dhe veriu i Evropës paraqiten me kthjellime./abcnews.al/