Ulen sërish temperaturat, si do jetë moti për sot

schedule07:17 - 22 Shtator, 2021

schedule 07:17 - 22 Shtator, 2021

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lart në ajër do të ndihmoje në krijimin e shirave të pa përfillshim dhe të izoluar ne ekstremet veri- Pjesërisht në qendër.

Ndërsa paraditja dhe mbrëmja në vendin tonë do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, por rënie sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit, Gadishulli Iberik dhe Alpet e Europës do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Po ashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Ndërsa Qendra e kontinentit dhe Brigjet e Greqisë do të paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike të sjellin në Kosovë në pjesën e parë të ditës kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa mesdita i bën më të dukshme vranësirat në territor, POR mundësit për shira të pakët janë shumë të ulëta. Mbrëmja i largon vranësirat e shumta nga Kosova.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e pasditës parashikohet që MV të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Por në orët në vijim pritet që vranësirat të shtohen, ku më të dukshme do të jenë në Jug të MV duke krijuar mundësi për pika shiu në orët e mbrëmjes dhe natës. /abcnews.al/