Ulen infektimet në Greqi, 97 viktima nga Covid-19

schedule17:18 - 30 Janar, 2022

schedule 17:18 - 30 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 97 viktima dhe 11,124 raste të reja me covid-19. Numri i personave të intubuar ka shkuar në 571.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1,920,992 (ndryshim ditor + 0,6%), nga të cilët 49,8% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 436 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 1662 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Nga pacientët e intubuar, 451 (78,98%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 120 (21,02%) janë plotësisht të vaksinuar.

Pranimi i pacientëve të rinj në spitale është 490 (mdryshimi ditor + 14,75%).

Mosha mesatare e rasteve është 35 vjeç (nga 0,2 deri në 106 vjeç), ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!