“Ule pak dorën, ule shpejt”/ Brenda anijes panameze, ja si u arrit fikja e flakëve

schedule19:46 - 14 Janar, 2023

schedule 19:46 - 14 Janar, 2023

DURRËS –  Pas disa orësh luftë me flakët, është bërë e mundur fikja e zjarrit në anijen pranë portit të Durrësit. Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se rreth orës 14:01 dalloi se nga anija “Kledes Mary” me flamur panamez por me pronar shqiptar po dilte tym.

ABC News ka siguruar edhe pamjet nga brenda anijes, gjatë aksionit për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka nisur në kiçin e anijes, aty ku nisi operacioni nga anija e rojes bregdetare për neutralizimin e flakëve. Me ndihmën e punonjësve të zjarrfikësve të portit, të cilët kanë hyrë në brendësi të anijes me bombula oksigjeni, vatrat e zjarrit u shuan plotësisht pas katër orësh.

Ekuipazhi u evakuuar dhe nga incidenti nuk pati të lënduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!