Beteja për Avdiivka, në Ukrainën lindore, është në një fazë “kritike” dhe është më e vështirë se ajo në Bakhmut, e cila zgjati muaj derisa ushtria ruse pushtoi këtë qytet ukrainas, tha sot një përfaqësues i një brigade ukrainase që ndodhet në zonë.
“Situata është kritike. Armiku është ende presion”, tha zëdhënësi i brigadës së tretë sulmuese, Oleksandr Borodin.
Beteja në Bakhmut ishte e vështirë por tani është akoma edhe më vështirë,, shtoi ai.
Më parë, Oleksandr Tarnavskyi, një gjeneral ukrainas në rajonet lindore, tha se “luftimet e ashpra po zhvillohen brenda qytetit”.
“Avdiivka rrezikon të bjerë nën kontrollin rus,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, duke përmendur mungesën e municioneve të Kievit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të bënte gjithçka për të “shpëtuar sa më shumë jetë ukrainase”.
/abcnews.al



