Ukraina shpreson të evakuojë civilët nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas autoriteteve ukrainase. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres diskutoi evakuimin e civilëve nga Mariupol gjatë një takimi me Zelenskyn të enjten, sipas BBC.

Guterres tha se po zhvilloheshin diskutime intensive për të mundësuar evakuimin e civilëve në fabrikën e çelikut Azovstal. Të martën, presidenti rus Vladimir Putin ra dakord për përfshirjen e OKB-së dhe Kryqit të Kuq për evakuimin e civilëve nga fabrika.
Besohet se qindra burra, gra dhe fëmijë janë ende të strehuar në fabrikë.
/abcnews.al

