Rusia është detyruar të tërheqë forcat nga rajoni i Kievit pas humbjeve të mëdha, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës, shkruan BBC
Për më tepër, ata vunë në dukje se ka një “ulje në intensitetin” e njësive që lëvizin nga Rusia në Ukrainë. Në një vlerësim tjetër të fundit, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia e kishte shkëputur Ukrainën nga tregtia ndërkombëtare detare përmes një bllokade detare në Detin e Zi.
Javën e kaluar Rusia tha se planifikonte të ripozicionte trupat e saj në lindje.
/abcnews.al