Ukraina rimerr kontrollin e më shumë se 30 qendrave të banimit në rajonin e Kievit

schedule14:44 - 2 Prill, 2022

schedule 14:44 - 2 Prill, 2022

Më shumë se 30 qendra banimi rreth kryeqytetit të Ukrainës janë sërish në kontrollin e forcave ukrainase, sipas një deklaratë të këshilltarit të presidentit, shkruan skynews.

Autoritetet ukrainase njoftuan mëngjesin e sotëm se kanë marrë në kontroll gjithashtu Bucha dhe Brovary. Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu nga aeroporti Hostomel pranë Kievit, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia tha në fillim të kësaj jave se do të zvogëlonte në mënyrë drastike operacionet e saj ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv ndërsa  analistët thanë se presin që forcat ruse të pozicionohen në  Ukrainën lindore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!