Kolonel Dritan Demiraj, ka qenë i ftuar në një lidhje skype nga SHBA në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News me gazetarin Artur Zhejin.
Fillimisht ai foli për ofensivën po përgatit Ukraina ndaj Rusisë, ku u shpreh se palët kanë ndaluar ofensivën tani për shkak të motit, ndërsa theksoi se Ukraina pavarësisht se mbështetet nga Perëndimi ende nuk e ka armatimin e duhur për t’i bërë ballë Rusisë.
“Në gjykimin tim, po zhvillohet një ofensive e madhe në perëndim të Bakhmut. Forcat kryesore, janë njësitë e grupit Wagner, por edhe të tjera.
Ka një koncentrim në veri, lindje dhe jug. Ofensiva ka ndaluar pasi në këto momente nuk i favorizon moti. Njësitë që do të marrin pjesë do të jenë, artileria dhe mjetet lëvizëse, për rusët, por e njëjta gjë është edhe në krahun tjetër.
Pavarësisht se Perëndimi po e mbështet Ukrainën, sasia e mjeteve luftarake që ka Ukraina është e pamjaftueshme për t’i bërë ballë Rusisë.
Rusia ka mësuar nga 6 muajt e parë, ka ndryshuar taknikën e pushtimit të territoreve.
Ukraina pret asistencën e fundit nga Perëndimi për të nisur ofensivën.
Goditja me raketa në numër shumë të madh ka bërë të mundur shkatërrimin e shumë mjeteve të dhëna nga Perëndimi, Ukrainës.
Mjetet që duhet t’i jepen Ukrainës duhet të jenë me numër të konsiderushëm, por duhen edhe njerëz të trajnuar për t’i përdorur”, tha Demiraj.r.t/abcnews.al