Ukraina kërkon armëpushim dhe largim të menjëhershëm të trupave ruse

schedule09:27 - 28 Shkurt, 2022

schedule 09:27 - 28 Shkurt, 2022

Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” tha një deklaratë nga presidenca ukrainase, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorusi,

Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, raporton CNN.

Ndërkohë që ndodh kjo, sipas OBK-së deri më tani janë larguar 422 000 persona nga Ukraina në shtetet përreth si Polonia apo Rumania.

/abcnews.al