Sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për civilët e bllokuar në qytetet e fabrikën e çelikut Azovstal, Mariupol, sipas CNN.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë thënë se evakuimet duhet të vazhdojnë të shtunën. Të paktën 100 civilë — duke përfshirë fëmijë janë ende të bllokuar bunkerët e nëndheshëm. Rreth 50 civilë janë evakuuar nga fabrika të premten vonë.
Evakuimi i civilëve po ndërmjetësohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se shpreson për hapjen e një korridori humanitar për civilët në Mariupol.
Është ende i panjohur fati i qindra ushtarëve ukrainas që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut.
Rusia ka thënë vazhdimisht se ata mund të largohen vetëm nëse dorëzojnë armët.
/abcnews.al

