Vijon të jetë prezent uji nëpër banesa në Lagjen 14 në Durrës. Gazetari Leonidha Musai raporton se sot kemi një situatë më të stabilizuar. Pak e nga pak uji ka nisur të tërhiqet. Po ka pasur dëme të shumta nga përmbytjet e djeshme, pasi në rreth 300 banesa ka hyrë uji.
Ndërkohë, grupet e punës kanë nisur nga puna për vlerësimin e dëmeve.
Ndërsa, 10 familje janë evakuar mbrëmë duke u vendosur te Konvaleshenca e Ministrisë së Brendshme.
Si paraqitet situata e plotë:
Të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.
Aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë IEVP.
Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.
Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika./abcnews.al