UEFA nuk vonon reagimin ndaj Super League, sezonin e ardhshëm ka ndryshime në Champions League

schedule13:36 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 22 Dhjetor, 2023

Vendimi për lejimin e krijimit të formatit të ri të Super Leauge nga Gjykata Europiane e të Drejtave duket se ka sjellë sërish tension te FIFA e UEFA, me këta të fundit, që kanë vendosur të reagojnë shpejt kundër këtij kompeticioni.

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA duket se ka vendosur që ta kërcënojë në një tjetër mënyrë kompeticionin më të ri që kërkohet të ngrihet nga Real Madrid e Barcelona, teksa duket se ndyrshimet e planifikuara në Champions League do të bëhen, që në edicionin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, formati i Champions League për sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë sërish dhe nuk do të jetë me dy grupe siç parashikohej, por kësaj radhe me katër dhe do të ketë 36 ekipe, nga 9 për grup, si dhe dy shtete do të kenë një vend më shumë, ato të cilat në fund të këtij sezoni do të renditen më lartë me koeficiente nga UEFA. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!