Këto eliminatore të zonës europiane për Botërorin 2026 pritet të jetë të fundit me këtë format. UEFA pritet të nbëjë një dryshim epokal në fazën kualifikuese të turneve, duke përfshirë edhe ato për “Euro 2028”.
Ideja e hedhur nga presidenti Alexander Ceferin në samitin e Lisbonës, pak javë për një format më modern duket se ka marrë jetë. Sipas mediave ndërkombëtare, qeveria europian e futbollit ka në tavolinë dy mundësi.
Përshtatja e Ligës së Kombeve si fazë kualifikuese për turnetë Europianë dhe Botërorë, ose një eliminatore me formatin e ri të Champions League, pra krijimin e një lige të madhe me 54 kombëtaret pjesmarrëve të ndara në dy grupe me nga 26 skuadra.
Ky ndryshim sipas UEFA është i detyruar, pasi të gjitha të dhënat, nga shikueshmëria televizive deri te shitja e biletave, tregojnë për eliminatore të mërzitshme dhe shumë të shbilancuara mes rivalëve me diferenca të mëdha.
Me një format tjetër, si ai i Ligës së Kombeve, apo Champions League do të kishte më shumë sfida mes skuadrave të mëdha, por edhe përballje të balancuara mes ekipeve të të njëtit nivel dhe me shumë shnase për këto të fundit për të luajtur finalet e një Kampionati Europian apo Botëror.
Po ashtu, një model si ai i Champions League, mund të sillte më shumë të ardhura financiare për federatat, pasi sfidat e mëdha do të rrisnin vlerën e të drejtave televizive, por edhe interesin e tifozëve për të ndjekur sfidat në stadium. Sipas “L’Equipe”, formati i ri i eliminatoreve në zonën e UEFA mund të aplikohet që në kualifikueset e ardhshme për “Euro 2028” dhe më pas për “Botërorin 2030”./abcnews.al

