UEFA i heq Rusisë finalen e Champions League, zbulohet se ku do të zhvillohet

schedule10:49 - 25 Shkurt, 2022

schedule 10:49 - 25 Shkurt, 2022

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar pas ngjarjeve të ndodhura në Ukrainë, ku ka zbarkuar ushtria ruse.

Çështja kryesore ishte ajo e finales së Champions League, që ishte programuar të luhej në Shën Petersburg.

Gazetari i AP, Rob Harris, shkruan se UEFA ka vendosur që finalja e kompeticionit më të madh për klube të organizohet në Paris.

Një tjetër vendim i marrë është që ekipet ruse dhe ukrainase në kompeticionet europiane do t’i luajnë ndeshjet në fusha asnjanëse, sikurse edhe kombëtaret e Rusise dhe Ukrainës./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!