UEFA e ka seriozisht: Real, Juve e Barcelona në hetim prej Super League!

schedule22:18 - 25 Maj, 2021

schedule 22:18 - 25 Maj, 2021

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus mund të dënohen nga UEFA për shkak të tentativës së tyre për të krijuar kompeticionin e ri, të quajtur Super League.

Këto tre klube nuk u tërhoqën, sikurse bënë të tjerat (Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Milan, Inter, Atletico Madrid), dhe tani rrezikojnë të dënohen.

UEFA ka dalë me një komunikatë dhe shkruan: “Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës në UEFA, në lidhje me të ashtuquajturën ‘Super League’ projekt, kanë nisur procedurat disiplinore kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, për shkelje të mundshme të ligjeve të UEFA’-s. Informacioni të tjera do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”.

Reali, Barcelona dhe Juve vijojnë të mendojnë se në të ardhmen Super League do të zhvillohet, por tani rrezikojnë të lihen jashtë Champions League. Më parë është përfolur në media se mund të pezullohen për dy sezone, që do të ishte një goditje e rëndë për tre klube të mëdha europiane. /abcnews.al

 

Deklarata e UEFA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!