UEFA asist ligave, mediat në Itali zbulojnë vendimin e fundit

schedule08:45 - 20 Maj, 2020

schedule 08:45 - 20 Maj, 2020

Një ndihmë e madhe nga  UEFA  për ligat e futbollit.  Afati i datës 25 maj për të paraqitur planet e rifillimit të kampionateve nuk është më e domosdoshme. Sipas “SportMediaset”, Federatat do të duhet të komunikojnë nëse dhe me çfarë formati do ta përmbyllin sezonin.

Plani i tyre do dorëzohet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, më 17 qershor, jo me 25 maj, sikurse ishte menduar më parë. Kjo është thënë nga burime të vetë organit më të lartë të futbollit në Europë.

Ky vendim mund të jetë marrë prej e uljes së numrit të të infektuarve me Covid 19 dhe kur mundësitë për të rifilluar kampionatet rriten. Në top pesë ligat kryesore në Europë ka përfunduar sezonin para kohe vetëm Franca, ndërkohë që ka rifilluar Bundesliga dhe muajin e ardhshëm të njëjtin fat mund ta kenë edhe Serie A, La Liga dhe Premier League.

Futbolli duket se po i rikthehet normalitetit,  natyrisht shoqëruar me zbatimin e rregullave të protokollit sanitar dhe me ndeshje që do të vazhdojnë të luhen me dyer të mbyllura. /abcnews.al