Udhëheqësi i Iranit fajëson të huajt: Po shkaktojnë trazira për të përmbysur Republikën Islamike

schedule15:17 - 4 Qershor, 2022

schedule 15:17 - 4 Qershor, 2022

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei fajësoi për protestat e fundit në Iran “armiqtë” e huaj që kërkojnë të përmbysin qeverinë në Republikën Islamike. Ai tha se armiqtë po bënin një luftë psikologjike kundër Iranit, duke e akuzuar atë për pirateri për kapjen e dy anijeve greke, pasi Shtetet e Bashkuara konfiskuan naftën iraniane nga një cisternë.

“Sot, shpresa më e rëndësishme e armiqve për t’i dhënë një goditje vendit bazohet në protestat popullore,” tha Khamenei, duke iu referuar protestave njëjavore për shembjen e një ndërtese në Iranin jugperëndimor muajin e kaluar, ku humbën jetën 37 njerëz.

Autoritetet iraniane kanë fajësuar për shembjen e ndërtesës 10-katëshe rezidenciale dhe tregtare në Abadan, korrupsionin lokal dhe sigurinë e dobët, dhe thonë se 13 persona, përfshirë kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë, janë arrestuar deri më tani për shkelje të rregullave të ndërtimit.

Protestuesit thonë se fatkeqësia erdhi nga neglizhenca e qeverisë dhe niveli i lartë i korrupsionit, dhe kanë shpërndarë parulla kundër zyrtarëve, duke përfshirë edhe Khamenei-n. Banorët e Iranit kanë raportuar ndërprerje të shërbimeve të internetit, një përpjekje e dukshme për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për të organizuar mitingje dhe për të shpërndarë video.

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar njerëzit që të ndjekin vetëm mediat zyrtare dhe të shmangin “thashethemet” nga mediat sociale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!