Uashington Post: Trump do të ndajë familjet e emigrantëve

schedule12:56 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 12:56 - 22 Dhjetor, 2017

Administrata Trump është gati për të miratuar një ligj të ri për emigracionin me masa dhe më të ashpra. Masa që përfshijnë shkëputjen e fëmijëve të emigrantëve klandestinë nga familjet e tyre. Objektiv i këtyre masave janë familjet që kalojnë kufirin në mënyrë klandestine. Në versionin e saj online “Uashington Post” sqaron se këto propozime janë ende duke u shqyrtuar në zyrën e departamentit amerikan për sigurinë kombëtare, për të përcaktuar se si do të procedohet në momentin që të miturit do të merren nga prindërit e tyre, në rastin kur ata janë emigrantë të paligjshëm. Ideja fillestare është që të miturit tu besohen përkohësisht shërbimeve sociale në territorin amerikan gjatë kohës së shqyrtimit të mundësisë nëse prindërit e tyre do të riatdhetësohen apo do të nisin procedurat për marrjen e dokumentacionit që do u lejonte qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve brenda administratës Trump, synimi është që të parandalohet kalimi i kufirit me Meksikën nga një valë e re familjesh apo të miturish të pashoqëruar. Por këto masa do të aplikohen dhe tek emigrantët të cilët jetojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!